Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar raportimin e Gazetës Sinjali se është arrestuar personi i dyshuar për kanosjen ndaj Kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, përmes rrjetit social Facebook.
Sipas informacioneve të Sinjalit, bëhet fjalë për Haziz Bytyqin, rreth 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka bërë kanosje ndaj Radoniqit më shumë se një vit e gjysmë më parë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, ka konfirmuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë një person me inicialet H.B., i dyshuar për veprën penale “Kanosja”, sipas nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Referuar kërkesës suaj për informim, ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë një person me inicialet H.B., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Kanosja”, sipas nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, deklaroi Shala.
Ekskluzive | Arrestohet i dyshuari që kanosi Kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi (EMRI) Dyshimet lidhen me një rast të ndodhur më , kur Haziz Bytyqi dyshohet se, përmes rrjetit social Facebook, kishte kanosur Kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
