Nga: Arianita Hoti Shpërndaje në: Për tre muaj me radhë, pacientët me kancer metastatik të gjirit janë detyruar ta sigurojnë vetë terapinë Palbociclib, për shkak të mungesës së saj në Klinikën e Onkologjisë. Disa prej tyre kanë paguar mijëra euro për të mos e ndërprerë trajtimin.
Pacientët kërkojnë kompensim meqë bari është në Listën Esenciale, por institucionet që duhet ta sigurojnë atë, heshtin Pacientët me kancer metastatik të gjirit tash e tre muaj kanë mbetur pa terapinë Palbociclib, bar i Listës Esenciale që duhet të sigurohet nga shteti.
Njëra nga pacientet, e cila foli për KOHËN në kushte anonimiteti, tha se për herë të tretë është detyruar ta sigurojë vetë terapinë, pasi ajo nuk ofrohet në Klinikën e Onkologjisë. Dy dozat e para i kanë kushtuar rreth 1 mijë e 600 euro, ndërsa të tretën tha se ia kanë siguruar prindërit. “Dy dozat e para i kam siguruar nga Gjermania, ndërsa të tretën ma kanë siguruar prindërit nga Bosnja.
I kam pyetur në Klinikën e Onkologjisë nëse Ministria e Shëndetësisë mund t’i kompensojë këto shpenzime, por më kanë thënë se nuk ka kompensim. Nuk ka qenë e lehtë ta siguroj vetë terapinë, sepse kushton shumë. Me një pension prej 150 eurosh nuk arrij t’i blej as vitaminat, e lëre më këtë terapi. Burri më shumë pa punë për shkak të gjendjes sime”, ka treguar pacientja.
Edhe Kimete Hoxha, e cila trajtohet me këtë terapi, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, është detyruar ta sigurojë vetë. Edhe Arbëri 31 gus 2025 Në mungese barnash nga Lista Esenciale, shteti obligohet t’i rimbursojë pacientët “Zgjidhje për sot po pres, jo nëpërmjet spitalit, por e kam siguruar privat dhe po e pres sot.
Janë bërë tre muaj, po hyj në muajin e katërt që nuk e kam përdorur fare terapinë. Kam metastaza pak më shumë se që kam menduar. Të drejtën me ta thënë, nuk e kam porositur unë. Ma ka porositur dhëndri. Çmimin nuk e di, por e di që është siguruar përmes Shqipërisë, nga Tirana. Ishte e njëjta, vetëm paketimin e kishte ndryshe.
Këto që janë imitim nuk kam pasur qejf t’i përdor, sepse nuk kam pasur siguri”, është shprehur Hoxha. Sipas avokatit Florim Shefqeti, kur një terapi është pjesë e Listës së Barnave Esenciale dhe institucioni dështon ta sigurojë atë, atëherë përbën cenim të së drejtës për kujdes shëndetësor, e garantuar me Kushtetutë.
“Kjo edhe nga fakti se ky vendim mbështetet në nenin 145, paragrafi 2, të Kushtetutës, që reflekton se aktet ndërkombëtare kanë epërsi dhe, kur i referohemi të drejtës për trajtim shëndetësor, paraqet shkelje të të drejtave të njeriut.
Kjo duhej të hetohej, se cili zinxhir ka dështuar në respektimin e të drejtave dhe detyrimeve, madje duke hetuar edhe aspektin penal, meqë kemi të bëjmë me shëndetin publik. Po ashtu, qytetarët kanë të drejtë që, përmes padisë, të kërkojnë rimbursimin e këtyre shpenzimeve”, ka sqaruar avokati Shefqeti. Nga SHSKUK-ja nuk kanë kthyer përgjigje nëse pacientët do të kompensohen.
E nga Ministria e Shëndetësisë nuk e kanë pranuar këtë përgjegjësi. “Lidhur me çështjen e ngritur nga ana juaj për produktin Palbociclib në Klinikën e Onkologjisë, ju informojmë se ky produkt sigurohet nga SHSKUK-ja.
Andaj, për përgjigje në pyetjet tuaja lidhur me furnizimin, disponueshmërinë apo çështje të tjera që kanë të bëjnë me këtë produkt, ju lutemi t’i drejtoheni SHSKUK-së, si organizatë në vete buxhetore”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Edhe Arbëri 22 pri 2026 Ministri Vitia pa përgjigje për mungesën e barnave esenciale Kontrata për furnizimin me Palbociclib është nënshkruar para një jave me operatorin ekonomik fitues, por Klinika e Onkologjisë ende nuk është furnizuar me terapi. Sipas kushteve të kontratës, operatori ka afat edhe 24 ditë për ta realizuar furnizimin.
