Një nga rezultatet më të rëndësishme është riaktivizimi i gazsjellësit Selanik-Shkup pas një ndërprerjeje 13-vjeçare. Vënia në funksion e tij siguron transport më të besueshëm të derivateve të naftës, rrit stabilitetin e furnizimit dhe forcon sigurinë energjetike të vendit, theksojnë nga OBRM-PDUKM.
Njëkohësisht, Qeveria po investon në krijimin e lidhjeve të reja energjetike me vendet fqinje. “Ndërtimi i ndërlidhjes së gazit me Greqinë është në një fazë të avancuar, dhe po ndërmerren aktivitete intensive edhe për ndërlidhjen me Serbinë. Këto projekte do të mundësojnë diversifikimin e burimeve të gazit natyror, siguri më të madhe të furnizimit dhe një treg energjie më konkurrues.
Përveç investimeve kapitale, po zbatohet edhe një proces modernizimi i tregut të energjisë elektrike. Përmes funksionimit të tregut “Intraday” dhe lidhjes me mekanizmat evropianë të tregtimit, Maqedonia po integrohet në sistemin modern evropian të energjisë, gjë që sjell efikasitet, transparencë dhe mundësi të reja më të mëdha për ekonominë vendase”, thonë nga OBRM-PDUKM.
