Me datën pritet të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Kjo mbledhje ka në rend dite gjithsej 16 pika diskutimi. Ndërsa njëra nga këto pika është edhe shqyrtimi i kërkesës së U.D. Presidentes së Republikës së Kosovës mbi tërheqjen e dorëheqjeve nga stafi dhe gjyqtarët serbë. Mw , U.D.
Presidentja Haxhiu kishte dekretuar lirimin nga detyra të prokurorëve serb ë që ishin dorëhequr në nëntor të viti 2022. Dekreti ishte nënshkruar një ditë pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës të datës , vendim me të cilin KPK kishte refuzuar ato kërkesa. Në konferencën e saj për media të datës , U.D.
Presidentja, Albulena Haxhiu deklaroi se legjislacioni në fuqi e përcakton qartë se mandati i gjyqtarit apo prokurorit përfundon me dorëheqje, dhe se ky efekt nuk varet nga ndonjë vendim politik apo akt diskrecional i këshillave (KGjK, dhe KPK).
Tutje ajo ka shtuar se është obligim ligjor që këshillat (KGjK dhe KPK) t’i propozojnë presidentes lirimin nga detyra të gjyqtarit apo prokurorit që dorëhiqet, dhe se i është drejtuar atyre që t’i dërgojnë emrat e atyre që janë dorëhequr. Haxhiu shtoi se KGjK po i pamundëson asaj kryerjen e këtij obligimi kushtetues duke mos ia dërguar kërkesat për lirim nga detyra.
Ajo ka paralajmëruar se nëse KGjK nuk vepron konform legjislacionit në fuqi, atëherë krijon një precedent të rrezikshëm për abuzim me përgjegjësitë që i ka ky institucion. Edhe në mbledhjen e fundit të KGjK-së të datës , kjo pikë diskutimi ishte në rend dite. Kjo mbledhje kishte dështuar për shkak të përplasjes mes anëtarëve të KGjK-së .
Anëtari i KGjK, Bashkim Hyseni, kishte deklaruar se revokimi i dorëheqjes pas katër viteve është diçka e pakonceptueshme, si nga aspekti kushtetues ashtu edhe nga ai ligjor. Anëtari tjetër, Ahmet Imami, kishte deklaruar se është çështje e interesit nacional trajtimi i kësaj pike të rendit të ditës, dhe se ajo duhet të ishte e para në rend.
Tutje, Bashkim Hyseni i kishte kërkuar përgjigje kryesuesit të KGjK-së, Rrustem Thaqi se mbi çfarë baze ligjore janë mbajtur pa u trajtuar për katër vite këto dorëheqje. Pas përplasjes verbale mes anëtarëve, mbledhja ishte ndërprerë. Gjyqtarët nga komuniteti serb kishin dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022.
Më , në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, të ftuar nga Lista Serbe, në të cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshirë nivelin qendror ekzekutiv, lokal dhe nga gjyqësori.
Kryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një tjetër takim të përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të serbëve të mbajtur në Zveçan kishte njoftuar për bojkotimin e institucioneve të Kosovës, duke treguar edhe vendimet që ishin marrë në këtë mbledhje.
Rakiq kishte thënë se këto vendime do të jenë në fuqi “derisa Prishtina të fillonte të respektojë marrëveshjet dhe ligjin, derisa të tërheqë vendimin për targat dhe të formojë Asociacionin në përputhje me Marrëveshjen e Parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura për këtë çështje në kuadër të Dialogut dhe në bazë të punës së Ekipit Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit”.
E gjitha erdhi pas suspendimit të Nenad Gjuriqit nga pozita e tij në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, pas refuzimit dhe rezistencës për moslëshimin e fletë-qortimeve për shoferët që kanë automjete me targa të lëshuara nga Serbia. https://www.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/agenda/1495_KGJK_Rendi_dites_takimi_Nr_371.pdf
