​Liverpooli nis negociatat për Ibrahim Mbaye, synon edhe Barcolan

0%

Liverpooli ka nisur negociatat për transferimin e talentit të Paris Saint-Germainit, Ibrahim Mbaye, teksa vazhdon përpjekjet për të përforcuar repartin ofensiv para sezonit të ri. Klubi anglez synon të realizojë një marrëveshje të dyfishtë me kampionët e Evropës, duke transferuar si Bradley Barcolan ashtu edhe Mbayen.

Raportohet se 18-vjeçari, i cili aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit, ka dhënë dritën jeshile për kalimin në “Anfield”, ndërsa Liverpooli dhe PSG-ja pritet të nisin negociatat zyrtare për finalizimin e marrëveshjes. Mbaye debutoi me ekipin e parë të PSG-së në gusht të vitit 2024 dhe më pas u bë lojtari më i ri që fitoi Superkupën e UEFA-s, në moshën 17 vjeç, gjashtë muaj e 19 ditë.

Fillimisht përfaqësues i Francës në grupmoshat e reja, ai më vonë vendosi të përfaqësojë Senegalin, me të cilin mori pjesë edhe në Kupën e Botës, duke u bërë golashënuesi më i ri afrikan në historinë e këtij kompeticioni. Liverpooli po kërkon të përforcojë repartin e krahëve, veçanërisht pas largimit të Mohamed Salahut si lojtar i lirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, klubi ka besim të madh edhe te 17-vjeçari Rio Ngumoha, i cili pritet të ketë më shumë minuta në sezonin e ri. Bisedimet për transferimin e Bradley Barcolas vazhdojnë, megjithëse klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje për shumën përfundimtare të transferimit. Sa i përket Mbayes, Paris Saint-Germaini raportohet se e vlerëson kartonin e tij rreth 35 milionë funte.

Burimi: Bota Sot