Kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia, ndalohen dy persona në Zubin

0%

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut, pasi dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës nga Serbia. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në orët e para të së martës, rreth orës .

Të dyshuarit, shtetas të Kosovës, janë ndaluar pasi me veturë kishin kaluar në mënyrë të paautorizuar kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur një sasi kërpudhash, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion që dëshmonte prejardhjen e tyre.

Me vendim të prokurorit, malli është konfiskuar dhe i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurat e mëtejshme, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot