Keqpërdori investimet e një shtetasi të huaj për një biznes të

0%

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”. Sipas policisë, më është arrestuar një mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka keqpërdorur investimet e një ankuesi, shtetas i huaj, me të cilin ishte marrë vesh për hapjen e një biznesi të përbashkët në Kosovë.

Siç bëhet e ditur, i dyshuari dyshohet se ka keqpërdorur autorizimet ekonomike, duke i shkaktuar dëm financiar ankuesit. “Më datën është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte keqpërdorur investimet e ankuesit mashkull shtetas i huaj, pasi që ishin dakorduar për të hapur një biznes të përbashkët në Kosovë.

I dyshuari ka keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe e ka dëmtuar ankuesin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot