Shkëndija e Haraçinës, debutuese në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, vazhdon të befasojë me përforcime. Klubi prezantoi afrimin më të ri, mbrojtësin Esin Hakaj (29), i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Hakaj ka një karrierë të pasur, ku ka veshur fanellën e Samsunspor në Turqi, si dhe ka luajtur për klubet e njohura shqiptare Vllaznia dhe Partizani.
Me transferimin te Shkëndija, Esin Hakaj pritet të sjellë përvojë, siguri dhe cilësi në repartin defensiv të skuadrës.
