Shpërndaje në: Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet S.M., i dyshuar për veprën penale të grabitjes. Sipas njoftimit të Prokurorisë, është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe i ka paraqitur Gjykatës Themelore në Gjakovë kërkesën për paraburgim.
Sipas dyshimeve, ngjarja ka ndodhur më 2 gusht rreth orës , në hyrje të një ndërtese pranë një dyqani në Gjakovë. Prokuroria thotë se i dyshuari, nën kërcënimin e një thike, i ka kërkuar viktimës A.M. t’ia dorëzojë paratë. Fillimisht, viktima i ka dhënë 20 euro, por i dyshuari ka vazhduar ta kërcënojë duke kërkuar të gjitha paratë që kishte me vete.
Nga frika, viktima i ka dorëzuar edhe 30 euro të tjera. Sipas Prokurorisë, kur viktima ka tentuar të largohet, i dyshuari e ka kapur për qafe për ta penguar. Edhe Arbëri 10 gus 2025 Haxhiu: Gjykata Kushtetuese ua grabiti kompetencat deputetëve Viktima ka arritur të shkëputet dhe të ikë me vrap, ndërsa i dyshuari e ka ndjekur.
Në ato momente ka ndërhyrë një dëshmitare, e cila e ka ndaluar të dyshuarin. Prokuroria bën të ditur se para se të largohej nga vendi i ngjarjes, i dyshuari e ka kanosur sërish viktimën me fjalët: “Ti ke me e pagu shtrejt këtë, ja ti, ja unë, gjallë nuk ki me kon”. Rasti është raportuar në Polici, ndërsa i dyshuari ishte larguar dhe kishte qëndruar në arrati deri në arrestimin e tij.
