Gjykata në Gjakovë i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit për

0%

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurit S.M., i dyshuar për veprën penale të grabitjes. Sipas kërkesës së Prokurorisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, pranë hyrjes së banesës së të dëmtuarit A.M.

“Me përdorimin e një thike dhe duke e kanosur, i pandehuri, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, i ka marrë të dëmtuarit 50 euro”, thuhet në vendimin e Gjykatës, duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë. Sipas përshkrimit të rastit, i dëmtuari ka tentuar të largohet, por i pandehuri dyshohet se e ka kapur për qafe dhe e ka ndjekur.

Në këtë moment, sipas Prokurorisë, ka ndërhyrë dëshmitarja E.R. “Ti ke me e pagu shtrenjtë këtë, ja ti, ja unë, gjallë nuk ki me kon” – Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë Para se të largohej nga vendi i ngjarjes, i dyshuari dyshohet se e ka kanosur sërish të dëmtuarin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ti ke me e pagu shtrejt këtë; ja ti, ja unë, gjallë nuk ki me kon”, citohet të ketë thënë i pandehuri. Pas raportimit të rastit në Polici, i dyshuari është arrestuar nga zyrtarët policorë.

Gjyqtari i procedurës paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Drilon Haraçia, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit. Sipas vendimit, paraburgimi do të zgjasë nga 3 gushti deri më . Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi