Mblidhet Grupi Parlamentar i LDK-së

0%

Shpërndaje në: Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur Grupin Parlamentar të partisë nga ora . Mbledhja mbahet një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se zakonisht takimet e GP së LDK-së “mbahen një ditë para seancës për koordinim për të gjitha temat”.

Ndërkohë një ditë më parë, Abdixhiku u takua me kryeministrin në detyrë, njëherit kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Takimin e cilësoi të mbarë, por deklaroi se duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse për të tri postet: Kuvend, Qeveri e Presidencë. Po ashtu ka thënë se LDK-ja nuk e do postin e kryetarit të Kuvendit.

Burimi: Koha