Rruga e Kombit me pagesë, por jo me standarde? Një korsi e bllokuar

0%

Qytetarët që udhëtojnë në autostradën “Rruga e Kombit” po shprehin pakënaqësi për gjendjen e një segmenti në zonën e Kolshit, ku, sipas raportimeve dhe pamjeve të publikuara, njëra korsi vijon të jetë e bllokuar prej javësh, ndërsa tarifa e kalimit mbetet e pandryshuar.

Përdoruesit e rrugës kritikojnë faktin se paguajnë tarifën e plotë të autostradës, ndërkohë që qarkullimi zhvillohet me kufizime dhe infrastruktura, sipas tyre, nuk ofron standardin që pritet nga një rrugë me pagesë. Ankesat nuk ndalen vetëm te gjendja e korsisë.

Shumë qytetarë shprehen të pakënaqur edhe me mënyrën e llogaritjes së pagesës për ata që paguajnë me euro, duke pretenduar se kursi i këmbimit i aplikuar është më i lartë se ai i tregut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deri më tani nuk ka një reagim publik nga kompania koncesionare apo autoritetet përgjegjëse lidhur me arsyet e bllokimit të korsisë, afatin e përfundimit të punimeve apo pretendimet e ngritura nga përdoruesit e rrugës.

Qytetarët kërkojnë që, për sa kohë autostrada është me pagesë, të garantohet mirëmbajtja, funksionaliteti i plotë i infrastrukturës dhe transparencë lidhur me tarifat që paguajnë çdo ditë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com