Ekskluzive | Kapen në flagrancë duke vjedhur në fabrikën “Rematex” në

0%

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, pasi dyshohen se po kryenin një vjedhje në fabrikën “Rematex”, tashmë e njohur si “Sharrtex”, në Dragash. Sinjali mëson se të arrestuar janë: Esved Miftari rreth 38 vjeç, Deniz Alidini rreth 36-vjeç dhe Azem Ramadani rreth 37-vjeç, ndërsa pronar i objektit të dëmtuar është E. A..

Sipas burimeve, Policia është njoftuar mbrëmjen e 4 gushtit, rreth orës , se në fabrikë ishte duke u zhvilluar një vjedhje. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë patrullat e Stacionit Policor në Dragash dhe njësitë e vijës së gjelbër.

Pas një operacioni në terren, rreth orës është lokalizuar dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit brenda objektit, ndërsa rreth janë arrestuar edhe dy të dyshuarit e tjerë, të cilët më pas janë shoqëruar në Stacionin Policor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes, Policia ka sekuestruar dorëza, fleks, bateri, sharrë metalike, si dhe automjetin Ford me targa vendore, që dyshohet se ishte përdorur nga të arrestuarit gjatë kryerjes së veprës.

Burimet bëjnë të ditur se rasti lidhet edhe me vjedhje të tjera të raportuara në të njëjtën fabrikë gjatë muajve qershor dhe korrik, përkatësisht më 21 qershor, 15 korrik dhe 25–, për të cilat tashmë është angazhuar Hetuesia Rajonale.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa janë konfiskuar edhe automjeti dhe mjetet që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar nëse të arrestuarit lidhen edhe me rastet e mëparshme të vjedhjeve në këtë fabrikë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com