Ekskluzive | Grabitje me armë në “Metal Mix” në Lipjan – tre persona

0%

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri.

N jë grabitje të armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kompaninë “Metal Mix” në fshatin Banullë të Lipjanit, ku tre persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë me forcë në objekt dhe kanë marrë mbi 1 mijë euro nga kasaforta. Sinjali mëson se viktimë e rastit është B. H., rreth 56-vjeçar, punonjës i sigurimit fizik në kompani.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës , kur B.H ndodhej brenda zyrave të kompanisë. Ai ka vërejtur tre persona të maskuar që po tentonin të hynin në objekt dhe është përpjekur t’i ndalonte duke mbajtur derën nga brenda. Megjithatë, të dyshuarit e kanë goditur derën me një çekan, kanë thyer xhamin dhe kanë arritur të futen brenda.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas deklarimit të viktimës, njëri prej tyre i ka drejtuar një pistoletë, ndërsa më pas grupi ka kontrolluar ambientet e kompanisë. Burimet bëjnë të ditur se grabitësit kanë arritur të marrin mbi 1 mijë euro para të gatshme, të cilat ndodheshin në një kasafortë dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet policore, ndërsa pritet të kryhet edhe ekzaminimi nga Forenzika Rajonale për sigurimin e provave materiale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “ Grabitje ”, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com