Zjarri në shtëpinë e familjes Berisha, kujt s’i pëlqeu rikthimi i

0%

Një shtëpi në Zveçan, të cilën familja Berisha po e rinovonte me qëllim të rikthimit në pronën e tyre pas 28 vitesh, është sulmuar dhe një pjesë e saj është dëmtuar nga zjarri. Gazetari tha se rikthimi i tyre duket se nuk i pëlqej dikujt.

“Natën e së dielës, kur ata [familja Berisha] nuk ndodheshin në shtëpi, dikush vendosi t’ia vë flakën shtëpisë së tyre, dhe duket se edhe pati sukses, meqë një nga dhomat e shtëpisë dykatëshe u shkatërrua plotësisht, dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe në pullazin e shtëpisë, e po ashtu u dëmtua gjithçka tjetër që familjarët kishin filluar ta rinovonin”, tha Boshnjaku.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është hapur si “Zjarrvënie”, ndërsa njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Shefi i Planifikimit dhe Operativës Rajonale, Erduan Baliqi, ka bërë të ditur se për momentin nuk ka të dyshuar dhe hetimet janë duke vazhduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot