Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramon Angel Alvarez Ayala, një anëtar të kartelit Jalisco New Generation, nën dyshimin se ka urdhëruar vrasjen e influencueses Valeria Marquez dhe të ish-kryetarit të bashkisë së Uruapanit, Carlos Manzo. Valeria, 23 vjeçe, u vra në maj të vitit 2025 teksa ishte live në TikTok nga salloni i saj i bukurisë.
Sipas hetimeve, ajo kishte qenë më parë në një lidhje romantike me Francisco, djalin e të arrestuarit. Valeria Autoritetet pretendojnë se Francisco e kishte kërcënuar disa herë Valerian dhe më pas i kërkoi babait të organizonte atentatin ndaj saj.
Pak para vrasjes, dy persona, njëri i maskuar dhe i paraqitur si korrier, kishin shkuar në sallon duke pretenduar se kishin një dhuratë të shtrenjtë për të. Gjatë transmetimit live, Valeria kishte shprehur frikën se mund ta vrisnin.Vetëm pak minuta më vonë, autorët u kthyen dhe e qëlluan për vdekje në kokë dhe gjoks, ndërsa gjithçka u transmetua para ndjekësve të saj.
Sipas autoriteteve, Francisco dhe autori i drejtpërdrejtë i vrasjes janë ende në arrati. Valeria Ramon Angel dyshohet gjithashtu se urdhëroi edhe vrasjen e ish-kryebashkiakut Carlos Manzo, i cili u qëllua për vdekje gjatë një festivali në nëntor 2025. Me arrestimin e tij, numri i të ndaluarve për këtë rast ka arritur në 31 persona. Foto: Shutterstock
