Tirana me gjashtë debutues

0%

Gjashtë debutues dhe një tabor me lojtarë që e njohin mirë Superioren. Këta janë bardheblutë e këtij sezoni. Një miksim mes të panjohurës dhe eksperiencës. Shto këtu edhe trajnerin që e ka debutim në kampionatin shqiptar.

Tirana pritet të ketë një skuadër me shumë ndryshime në sezonin e ri, teksa bardheblutë kanë afruar disa futbollistë që do të provojnë për herë të parë emocionet e Kategorisë Superiore. Në listën e afrimeve të reja janë gjashtë lojtarë që konsiderohen debutues në elitën e futbollit shqiptar.

Bëhet fjalë për Patrik Staniç, mbrojtësin kroat 26-vjeçar, i cili pritet të forcojë repartin e prapavijës, si dhe Zhozef Kollej, mbrojtësin 27- vjeçar me origjinë nga Suedia dhe Gambia. Në krahun e djathtë të mbrojtjes është afruar Bojan Ilievski, 26 vjeç nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në krahun e majtë bardheblutë kanë siguruar shërbimet e spanjollit Hugo Fresneda Hidalgo, vetëm 18 vjeç.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në repartin ofensiv, Tirana ka afruar Drilon Hazrollajn, sulmuesin e krahut të djathtë nga Kosova, 22 vjeç, ndërsa një tjetër emër i ri është Erdon Daci, sulmuesi 28-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me pasaportë shqiptare.

Burimi: Bota Sot