Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji dy të pandehurve, të dyshuar për veprën penale “Përvetësimi në detyrë në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi”. Sipas njoftimit të gjykatës, masa ndaj Xh.B. dhe B.R. do të zgjasë deri më .
Ata nuk lejohen të largohen nga vendbanimi pa lejen e gjykatës dhe u ndalohet të kontaktojnë me persona me të cilët nuk jetojnë ose nuk janë të varur prej tyre. Është bërë e ditur se në rast të shkeljes së masës, ndaj tyre mund të caktohet paraburgimi.
Dy infermierë ndalohen në Prizren, dyshohet se përvetësuan mbi dy mijë euro nga pagesat e pacientëve Sipas dyshimeve të deritanishme, gjatë periudhës nga gushti deri në nëntor 2024 dhe nga shkurti deri në dhjetor 2025, derisa ishin në ndërrimin e natës, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, ata kanë përvetësuar paratë e arkëtuara nga pagesat e pacientëve për shërbimet shëndetësore.
Hetimet paraprake tregojnë se Xh.B. dyshohet se ka mori 1 mijë e 250 euro, ndërsa B.R. 1 mijë e 32 euro. Shuma e përgjithshme e mjeteve financiare që dyshohet se janë përvetësuar nga të dy arrin në 2 mijë e 282 euro.
Gjykata ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale që u vihet në barrë, ndërsa zbatimi i masës së arrestit shtëpiak do të mbikëqyret nga Policia e Kosovës. / Telegrafi
