Kryeministri në detyrë dhe njëherazi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar para takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të gjetur zgjidhje për formimin e institucioneve të vendit dhe zgjedhjen e presidentit të ri. Kurti para mediave ka thënë se synojnë që konstituimin e institucioneve ta kryejnë sa më shpejt.
Derisa ka thënë se është fatkeqësi që Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca refuzuan të takohen me të, ai tha se mendon ndryshe. “Përderisa me AAK-në nuk jemi takuar fare, besoj që ka pasur shumë nevojë që të takohemi përsëri me kryetarin e LDK-së.
Tash unë do të shkoja atje me ministrin e Financave, që njëkohësisht është anëtar i Kryesisë, zotëri Hekuran Murati, ndërkaq nga ana tjetër, në formatin 1+1 do të jetë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kryetari Lumir Abdixhiku me një bashkëpunëtor”- deklaroi Kurti.
Kurti para mediave ka përsëritur se sipas tij nuk ka pasur nevojë për zgjedhjet e qershorit, e ai ka shtuar se nuk ka nevojë që zgjedhjet e ardhshme të jenë para vitit 2030 kur edhe do të ishin zgjedhje të rregullta. Duke folur për takimin me Abdixhikun, Kurti tha se shkon me vullnet të mirë.
“Shkoj me gatishmëri për marrëveshje dhe natyrisht që hollësitë e diskutimeve do të mund të vijnë në shprehje vetëm pas takimeve dhe pas marrëveshjeve, përkatësisht pas suksesit për të cilin urojmë, sepse punojmë”- tha Kurti më Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi kryeministër në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të takohen sot (4 gusht) në një përpjekje të re për të gjetur zgjidhje për formimin e institucioneve të reja, vetëm dy ditë para seancës konstituive të Kuvendit.
LDK-ja i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit, ndërsa zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, ka konfirmuar për KALLXO.com se takimi do të mbahet në orën në objektin e Kuvendit të Kosovës. Ky është takimi i tyre i dytë.
Takimi zhvillohet në një moment vendimtar, pasi seanca konstituive është caktuar për 6 gusht, ndërsa afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundon më 7 gusht. Pikërisht për këtë arsye, vëmendja politike është përqendruar te raporti ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, pasi dy partitë shihen si kombinimi më i mundshëm për zhbllokimin e ngërçit institucional.
Kurti ka ftuar në takime të ndara edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini. Megjithatë, të dy këto parti e kanë refuzuar ftesën. Hamza ishte takuar me Kurtin më 10 korrik. Edhe pse para takimit kishte deklaruar se PDK-ja nuk kishte “vija të kuqe” për bashkëpunim, pas përfundimit të bisedës ai njoftoi se partia e tij do të mbetet në opozitë.
“Bazuar në bisedat që kemi pas – normalisht korrekte – PDK është në opozitë. Dhe ne i dëshirojmë suksese zotëri Kurtit dhe partive tjera” – kishte deklaruar Hamza.
Edhe më 14 korrik, PDK-ja, pas një mbledhjeje të deputetëve të zgjedhur, kërkoi formimin sa më të shpejtë të institucioneve, duke theksuar se vendit i duhen institucione funksionale për t’u marrë me sfidat ekonomike, sociale dhe shtetërore. Ndryshe nga PDK-ja, takimi i parë mes Kurtit dhe Abdixhikut ishte vlerësuar si konstruktiv.
Pas takimit të 10 korrikut, ku ishte e pranishme edhe bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, Kurti kishte thënë se marrëveshje ende nuk kishte, por ishte optimist për rrugën përpara. “Ishte takimi i parë… Kemi diskutuar të gjitha këto por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që të mund ta ndaj me ju. Jam optimist për rrugën përpara” – kishte deklaruar Kurti.
Procesi i konsultimeve u ndërpre përkohësisht pasi Abdixhiku pezulloi takimet për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK, ku një grup delegatësh kishte kërkuar Kuvend të Jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij. Pas rikonfirmimit në krye të partisë më 30 korrik, Abdixhiku njoftoi se pezullimi i konsultimeve me Vetëvendosjen nuk vlen më, duke hapur rrugën për takimin e e 4 gushtit.
Ndërkohë, Aleanca ka refuzuar edhe takimin e parë të ftesës. Kryetari i saj, Ardian Gjini, kishte bërë të ditur që më 9 korrik se nuk e sheh të arsyeshëm një takim me Kurtin, duke ofruar vetëm mbështetje për kuorumin në zgjedhjen e presidentit nëse pranohen gjashtë kushtet e Aleancës, që përfshijnë, mes tjerash, gazsjellësin amerikan, ndërtimin e një termocentrali të ri, rritjen e pragut të TVSH-së dhe investime të mëdha infrastrukturore.
Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 7 gusht, procesi kushtetues hyn në fazën e zgjedhjes së presidentit, për të cilin Kushtetuta parasheh një afat 60-ditor. Në rast se edhe presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon sërish në zgjedhje.
