Qarkullimi në të gjitha pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet normalisht, pa kolona dhe pa pritje të gjata, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qytetarët që hyjnë ose dalin nga Kosova po presin nga 3 deri në 5 minuta në shumicën e pikave kufitare.
Pritje të tilla janë raportuar në Dheu i Bardhë, Glloboçicë, Hani i Elezit, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Vërmicë, Qafë e Prushit dhe Stançiq. Edhe për automjetet transportuese (kamionët), situata paraqitet e qetë, me pritje prej 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona në hyrje apo dalje.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo ndryshim të mundshëm në qarkullimin në pikat kufitare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
