Një muaj më parë ishte raportuar i zhdukur, gjendet pa shenja jete

0%

Pas më shumë se një muaji kërkimesh intensive, në Liqenin Vico në rajonin italian të Lacios është gjetur trupi i Luigi Cavallarit, bashkëshortit të ministres italiane për Familjen, Natalitetin dhe Mundësitë e Barabarta, Eugenia Roccella. Ai ishte zhdukur më 27 qershor, pasi u hodh në ujë nga një varkë dhe nuk doli më në sipërfaqe.

Në operacionin e kërkimit morën pjesë ekipe të specializuara zjarrfikësish nga e gjithë Italia, shkruan rainews . Operacioni u vështirësua nga kushtet e liqenit, pasi dukshmëria nën ujë është shumë e kufizuar, ndërsa fundi me baltë dhe algat e dendura mbulojnë shpejt çdo objekt që fundoset.

Për këtë arsye, ekipet përdorën sonarë dhe robotë nënujorë për të kontrolluar çdo sinjal të dyshimtë. Sipas mediave italiane, Cavallari ndodhej në një varkë me bashkëshorten e tij kur vendosi të hidhej në ujë për të notuar, por nuk u pa më. Menjëherë pas zhdukjes u nis një operacion i madh kërkimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Liqenet vullkanike të rajonit të Lacios konsiderohen ndër më të rrezikshmit në Itali për shkak të ndryshimeve të papritura të temperaturës së ujit dhe rrymave të forta nënujore, të cilat kanë shkaktuar edhe incidente të tjera fatale në të kaluarën.

Burimi: Telegrafi