Kampionët e Sllovenisë në futboll, Celje, humbën ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për Champions League kundër Ararat-Armenia me rezultat 2:1. Për Celjen u paraqitën titullarë dy lojtarë nga Kosova, Milot Avdyli dhe Veton Tusha, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 46-të.
Në minutën e 22-të, Svit Seshlar realizoi nga pika e bardhë, pasi pas gjuajtjes së Mario Kvesiç, një lojtar vendas preku topin me dorë. Gjyqtari kryesor Ivan Krushliak akordoi menjëherë penalltinë. Vendasit, të cilët në rrethin e dytë eliminuan Shamrock Rovers, kundërshtarin e sezonit të kaluar të Celjes në Conference League, barazuan në minutën e 37-të.
Edhe ky gol erdhi nga një ndërprerje. Artur Serobjan shënoi një gol spektakolar nga rreth 28 metra, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës së Zhan Luka Leban. Pak para golit të barazimit, sulmuesi i Celjes Armandas Kuçys ishte shumë pranë realizimit, por me një prekje të lehtë e goditi shtyllën.
Në pjesën e dytë, Ararati shënoi edhe një herë dhe fitoi ndeshjen me rezultatin 2:1. Autor i golit – Franca Carlos në minutën e 70-të. Kështu që Celje do ta presë ndeshjen e kthimit me një gol disavantazh. Ndeshja e kthimit do të luhet të martën në Celje, ndërsa fituesi i këtij dueli do të përballet në në play – off me fituesin e çiftit Mjällby – Slovan Bratislava.
