Poezi nga: James Joyce Përktheu: Irena Dono Gjithë ditën dëgjoj zhurmërimën e ujërave që rënkojnë, I trishtuar si zogu i detit kur ecën kuk i vetëm përpara, Ai ndien erërat që qajnë në monotoninë e ujit. Erërat gri, erërat e ftohta fryjnë aty ku shkoj unë. Dëgjoj zhurmërimën e shkulmimit të ujërave, tepër në largësi. Gjithë ditën, gjithë natën, i dëgjoj të vërshojnë tutje – tëhu.
Burimi:
Telegrafi
