Hoxha 61 minuta, Dinamo deklason lituanët

0%

Dinamo e Zagrebit fitoi ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Champions League ndaj Kauno Zhalgiris me rezultat bindës 5:0. Skuadra dinamovite dominoi nga fillimi deri në fund dhe shënoi me Miha Zajc, Scott McKenna, Mateo Lisica, Luka Stojkoviq dhe Lukas Kačavenda.

Golashënuesit: Miha Zajc (32′), Scott McKenna (33’), Mateo Lisica (51’), Luka Stojkoviq (76′) dhe Lukas Kaçavenda (90+4’). Arbër Hoxha u paraqit titullar për Dinamon, ndërsa u zëvendësua në minutën e 61-të. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Kaunas, duke filluar nga ora . Me epërsinë prej 5:0, Dinamo është shumë pranë kualifikimit.

Nëse kualifikohet, Dinamo do të përballet me Vikingun e Norvegjisë. Në rast të një eliminimi të papritur, do të luajë në play-off-in e Europa League kundër fituesit të përballjes Hradec Kralove – Beşiktaş.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot