“Diaspora ka bërë 300 protesta deri tani”- Studentja nga Gjermania:

0%

Një vajzë e re studente shqiptare në Gjermani, deklaroi nga podiumi i protestës në ditën e 66-të të saj se askush nuk e mendonte se rezistenca qytetare do vijonte kaq gjatë, edhe me mbështetjen e Diasporës. Ajo deklaroi se deri tani në Diasporë ishin mbajtur të paktën 300 protesta dhe 10 prej tyre në Mynih.

Ajo shprehu mbështetjen e plotë për protestuesit, deri në realizimin e qëllimit për një Shqipëri të re. “300 protesta të mbajtura deri tani në diasporë. Vetëm në Mynih janë mbajtur deri tani 10 protesta. Diaspora është me ju, keni mbështetjen e saj”, tha ajo. Studentja lajmëroi se edhe në datat 14-16 gusht emigrantët do të jenë masivisht në Tiranë për të protestuar kombëtarisht.

“Në datën 14, 15 e 16 do të jemi këtu me diasporën në shesh së bashku. Do të jemi këtu për Shqipërinë e re dhe revolucionin tonë. Jemi të gjithë bashkë për të sjellë Shqipërinë e re. Na duhen njerëz me dinjitet dhe ne jemi njerëz me dinjitet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ne po e bëjmë revolucionin tani, Shqipëria nuk ka parë ndonjëherë që për 66 ditë të mbahet protestë dhe marshim, jemi bashkë”, përfundoi studentja thirrjen e saj publike.

Burimi: Bota Sot