Fabrizio Romano tregon detajet: Nuk mund të pritet gjatë

0%

Vijnë përditësime të reja në lidhje me çështjen Kristian “Kuti” Romero. Fabrizio Romano, në kanalin e tij në “YouTube”, ka treguar se koha është një faktor shumë i rëndësishëm në operacionin mes Interit dhe Totenhemit.

Për të siguruar shërbimet e mbrojtësit argjentinas, Interi nuk ka mundësi të presë gjatë, për shembull deri më 20- 25 gusht, pasi edhe klube të tjera kanë nisur të interesohen për mundësinë e transferimit të Romeros nga “Spurs”. Nga ana ekonomike, marrëveshja mes Interit dhe Totenhemit është pothuajse gati dhe është e përcaktuar.

Klubi anglez ka pranuar ofertën e Interit prej 40 milionë eurosh. Nga ana e lojtarit, Romero ka dhënë dakordësinë për të marrë një pagë të njëjtë me atë që përfitonte te Totenhemi, rreth 6 milionë euro në vit. Tani, sipas Romanos, gjithçka varet nga Interi dhe “Oaktree”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nevojitet miratimi i pronarëve dhe një largim nga skuadra, siç mund të jetë shitja e Pavard, për të çuar marrëveshjen drejt përfundimit.

Burimi: Bota Sot