Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e së martës Italinë. Sipas Institutit Kombëtar Italian për Gjeofizikë dhe Vullkanologji, tërmeti është regjistruar në orën sipas kohës lokale . Epiqendra ishte rreth shtatë kilometra në perëndim të qytetit të Pizës, në rajonin e Toskanës, ndërsa thellësia e tërmetit ishte tetë kilometra.
Lëkundjet janë ndier në Pisa, Livorno dhe në zonat përreth Toskanës. Mediat lokale raportojnë se tërmeti është ndier edhe në Valdera, përgjatë bregdetit dhe në zonën e Versilias. Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme të mëdha materiale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
