Abdixhiku: Takimi me Kurtin ishte i mbarë, do të përpiqemi që edhe në

0%

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit gati treorësh të zhvilluar në Kuvend me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar atë si të mbarë dhe duke bërë të ditur se bisedimet mes dy palëve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Abdixhiku tha se LDK-ja ka marrë pjesë në këtë takim me vullnet të mirë, duke respektuar rezultatin zgjedhor dhe me synimin për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja. “Morëm pjesë në takimin e dytë pas 7 qershorit me vullnet të mirë, respektim të rezultatit zgjedhor dhe gatishmërinë si LDK për të shmangur zgjedhjet e reja, kështu e respektojmë interesin e LDK-së dhe shtetin.

Ishte takim i mirë, i mbarë. I trajtuam çështjet e ndryshimeve programore, politike dhe të ardhmeve strategjike. Do të përpiqemi edhe ditëve në vazhdim të kemi diskutime më thelbësore”, ka thënë Abdixhiku. Ai theksoi se LDK-ja mbetet në qëndrimet që i ka bërë publike më herët dhe se për formimin e institucioneve nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Qëndrojmë brenda parimeve tashmë të bëra publike. Na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që të ruhet balanca institucionale dhe të ketë balancë demokratike brenda institucioneve. Brenda këtyre balancave, LDK-ja duhet të ndihet e përfaqësuar, në të kundërt konstelacioni politik nuk do ta ketë fuqinë e nevojshme”, u shpreh ai.

Kreu i LDK-së bëri të ditur se takimet me Kurtin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje politike, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja. “Nëse s’bëjmë asgjë, i vetmi skenar i garantuar janë zgjedhjet e reja”, deklaroi Abdixhiku.

Kurti deklarohet pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk ka marrëveshje Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com