Kuvendi: Autoriteti i Konkurrencës me përbërje jo të plotë, por

0%

Autoriteti i Konkurrencës, njëri prej institucioneve më të rëndësishme për ekonominë e vendit, është funksional. Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com Kuvendi i Kosovës , duke e renditur atë në mesin e institucioneve të pavarura që janë funksionale, ndonëse me përbërje jo të plotë. KALLXO.com ditë më parë publikoi një hulumtim të gjatë mbi Autoritetin e Konkurrencës.

Bordi i këtij institucioni prej më shumë se 14 muajsh nuk ka mbajtur mbledhje, ndonëse tri anëtare të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës kanë marrë paga vjetore – secila mbi 16 mijë euro. Sipas Ligjit, Autoriteti i Konkurrencës mbron konkurrencën e lirë, lufton monopolet dhe marrëveshjet e ndaluara, që në gjuhën juridike njihen edhe si kartele.

Por, që nga muaji prill i vitit 2025, Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës nuk ka mbajtur asnjë mbledhje. Kryetare e bordit të Autoritetit të Konkurrencës është Neime Binaku-Isufi, nënkryetare Kaltrina Sela dhe anëtare Nafije Osdautaj. Dy anëtarët e tjerë të bordit, Salie Gashi-Loku dhe Florent Mehmeti, kishin dhënë dorëheqje në vitin 2025.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pagat që i morën gjatë një viti, tri anëtaret e Komisionit i kanë deklaruar edhe në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Anëtarja Nafije Osdautaj, më e ka konfirmuar se mbledhjet nuk janë mbajtur për më shumë se një vit në Komisionin e Konkurrencës. Tutje, Osdautaj e ka konfirmuar, po ashtu, se pagën si anëtare e bordit e ka marrë çdo muaj. “Mbledhje?

Jo, nuk na ka thirrë [Neime Binaku-Isufi] nga prilli i vitit 2025. As s’na kanë njoftuar çka po ndodh në institucion…” – deklaronte Osdautaj në një bisedë për Kallxo Përnime. “I kam shkruar, i shkruaj vazhdimisht, ‘të lutem thirre mbledhjen se ka kuorum’. Kohën e fundit fare nuk kthen përgjigje ose ka thënë ‘unë e di çka bëj, unë jam kryetare’.

Rrogat natyrisht i marrim se neve na shkarkon Kuvendi edhe asnjë të vetmin gabim, as shkelje nuk e kam” – ka deklaruar tutje anëtarja e Komisionit të Konkurrencës.

Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar që në mesin e 14 institucioneve të pavarura, ku bëjnë pjesë edhe agjenci të ndryshme, e të cilat janë funksionale, por jo me përbërje të plotë, është edhe Autoriteti i Pavarur i Konkurrencës. ‘Konflikti i interesit’ që bllokoi punën e Komisionit në Autoritetin e Konkurrencës Hulumtimi disamujor i Kallxo Përnime , i publikuar më , ka zbardhur prapaskenat e bllokimit të punës në njërin prej institucioneve më të rëndësishme për ekonominë e vendit.

Në vitin 2022, Autoriteti i Konkurrencës kishte nisur një hetim ndaj dy kompanive, “ArtMotion” dhe “Kujtesa”. Pretendohej se kishte ndodhur shitblerja e aksioneve të kompanive pa një njoftim paraprak të Autoritetit të Konkurrencës. Vendimmarrja nuk është përfunduar as pas katër vitesh.

Kur rasti ishte drejt përfundimit, nënkryetarja e Komisionit, Kaltrina Sela, kishte deklaruar konfliktin e interesit. Ajo ishte tërhequr nga vendimmarrja në Komision edhe pas një interpretimi të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit të datës .

Për të sqaruar tutje situatën, vetë kryetarja e Komisionit, Neime Binaku-Isufi, kishte kërkuar nga APK-ja një interpretim nëse nënkryetarja Sela është në konflikt të interesit në rastin ku hetoheshin kompanitë e telekomunikimeve.

“Lidhur me gjendjen e nënkryetares Kaltrina Sela, e cila vazhdimisht është në konflikt interesi me korporata të mëdha, të cilat Autoriteti i Konkurrencës i ka nën hetim e veçanërisht te sektori i telekomunikimeve” – thuhej në kërkesën e kryetares Neime Binaku-Isufi, drejtuar Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

APK-ja, më , kishte nxjerrë një opinion, i cili konstatonte se përfshirja e nënkryetares Kaltrina Sela në vendimmarrje në rastet e hetimeve të kompanive të telekomunikimeve përbënte konflikt interesi. Por, me konstatimin e APK-së nuk ishte pajtuar vetë Kaltrina Sela, e cila i ishte drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë për ta kontestuar atë opinion.

Në një përgjigje për “Kallxo Përnime”, vetë Sela ka shpjeguar situatën. “Opinioni i APK-së ishte në kundërshtim të hapur me realitetin dhe gjendjen faktike, andaj ndaj tij unë kam ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe, në dhjetor 2025, Gjykata ka nxjerrë aktgjykim, ku e ka anuluar këtë opinion të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit” – kishte thënë ajo.

“Lidhur me këtë aktgjykim unë e kam njoftuar Kryetaren, znj. Binaku Isufi, por përsëri ajo ka vazhduar të më pengojë në ushtrimin e funksionit edhe pas aktgjykimit” – ka deklaruar nënkryetarja Sela.

“Kallxo Përnime” ka konfirmuar se tani rasti po trajtohet në shkallën e dytë në Gjykatën e Apelit, pasi Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka ushtruar ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të gjykatës. Tutje, nënkryetarja e Autoritetit të Konkurrencës ka drejtuar akuza ndaj kryetares, Neime Binaku-Isufi. “Znj.

Neime Binaku Isufi, Kryetare e Autoritetit të Konkurrencës, në vazhdimësi ka penguar punën time si nënkryetare e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës që nga muaji nëntor i vitit 2024, duke më pamundësuar ushtrimin e funksionit të nënkryetares. Arbitrariteti e kundërligjshmëria janë metoda të punës të Kryetares, znj. Binaku Isufi, dhe Drejtorit të Përgjithshëm, z.

Selajdin Beqa, të cilat tashmë dihen nga secili zyrtar në AKRK” – kishte thënë në përgjigje me shkrim Kaltrina Sela. Në lidhje me pretendimet e ngritura nga Kaltrina Sela për pengim në ushtrimin e detyrave si nënkryetare e Komisionit të Autoritetit, institucioni, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka komentuar rastin.

“Funksionimi i Komisionit dhe mbajtja e mbledhjeve zhvillohet në përputhje me kërkesat ligjore për kuorum dhe standardet e integritetit institucional. Çështjet që lidhen me konfliktin e interesit trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe opinionet e institucioneve kompetente” – thuhej në përgjigje.

“Nuk ka pasur vendime apo udhëzime të brendshme që kufizojnë pjesëmarrjen e anëtarëve në mbledhje” – ka deklaruar AK në përgjigjet zyrtare me shkrim. Neime Binaku-Isufi, kryetare e Komisionit të Konkurrencës, nuk ka pranuar të japë intervistë apo të përgjigjet në pyetjet direkte rreth funksionimit të Komisionit që ajo i prin.

Gjatë një takimi në zyrat e Autoritetit të Konkurrencës, drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Selajdin Beqa, ka konfirmuar që Komisioni nuk është funksional. Ai, po ashtu, ka folur edhe për rastin e konfliktit të interesit të nënkryetares, Kaltrina Sela.

“Ka nja tre vendime të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit që ndaj nënkryetares ka vendosur, që ka konstatuar rastet, që minimumi nja dy a tri janë vendosur. Kjo ka nja katër a pesë firma, sipas evidencës, që operojnë në tregje të ndryshme, duke përfshirë edhe te kabllorët që furnizojnë me produkte, kanë marrëdhënie kontraktuale. Sipas ligjit, ajo duhet të tërhiqet.

Dy vendimet janë të tërhiqet, i fundit është opinioni ku konstaton që duhet të largohet nga pozita” – kishte thënë Beqa. Emisioni “Kallxo Përnime” i ka dërguar pyetje Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për të konfirmuar nëse opinioni i këtij institucioni parasheh që Kaltrina Sela të largohet nga pozita e nënkryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

APK, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka mohuar të ketë nxjerrë opinion që parasheh largimin nga pozita të Kaltrina Selës. “Opinioni i Agjencisë me nr. DPKI-1592/24 nuk përmban konstatim apo vendim se znj. Kaltrina Sela ‘duhet të largohet nga pozita’ e nënkryetares së Autoritetit të Konkurrencës.

Për më tepër, pas nxjerrjes së këtij opinioni, APK ka njoftuar Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si institucion ndaj të cilit përgjigjet Autoriteti i Konkurrencës, duke i përcjellë opinionin përkatës” – thuhej në përgjigje.

Sipas ish-anëtares së bordit, Salihe Gashi-Loku, Komisioni ka mundur të mblidhet për raste të tjera, përveç rastit ku hetoheshin kompanitë e telekomunikimeve.

“Po, po e kam përcjellë se njëra prej tyre ka pasur konflikt interesi me një prej kompanive, por rastet e tjera, me sa kam kuptuar unë prej ligjit, nuk i mohohet e drejta me votu në raste të tjera…” – kishte thënë Gashi-Loku për “Kallxo Përnime”.

Në anën tjetër, kompania “Devolli Corporation” nuk ka pranuar të komentojë rastin për të cilin është përmendur, duke thënë se po zhvillohen hetime. www.kallxo.cpm

Burimi: Kallxo