Zjarr në një shtëpi në Kolovic në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

0%

Një zjarr ka shpërthyer në një shtëpi në rrugën “Sheshi i Arbërit”, te Bunari i Hajratit në Prishtinë. Sipas drejtorit të Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi rasti është raportuar sot rreth orës . “Është pranuar informata për zjarr në një shtëpi. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Deri tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo për dëmet e shkaktuara nga zjarri.

Burimi: Telegrafi