Vapa ekstreme, zjarrfikësit freskojnë qendrën e Gramshit: Fëmijët i

0%

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë sjellë një pamje të veçantë në qytetin e Gramshit, ku zjarrfikësit kanë dalë në ndihmë të qytetarëve duke freskuar rrugët dhe hapësirat publike me ujë. Qendra e qytetit u kthye për pak momente në një vend argëtimi për fëmijët, të cilët iu gëzuan ujit të hedhur nga mjetet zjarrfikëse për të përballuar vapën e fortë.

Nisma është ndërmarrë nga ekipet e zjarrfikësve në disa qytete të vendit, me qëllim uljen e temperaturave në zonat urbane gjatë ditëve me nxehtësi ekstreme.

Përveç freskimit, zjarrfikësit kanë përcjellë edhe një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët, në një periudhë kur rreziku nga zjarret është rritur: “Ne ju freskojmë me ujë, ju mos ndizni zjarre.” Autoritetet vijojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, veçanërisht në zonat me bimësi të thatë, për të shmangur zjarret gjatë temperaturave të larta. /Tch

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi