Ekskluzive | Këta janë katër të rinjtë që u ndaluan pas sherrit në

0%

Sinjali ka siguruar identitetin e katër të rinjve që përfunduan në ndalim pas përleshjes fizike të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Sunny Hill Festival, në Bërnicën e Epërme. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për: Enis Beka rreth 21-vjeçar, Korab Fida rreth 22-vjeçar, Leon Hasan rreth 20-vjeçar, Blerim Bibaj rreth 29-vjeçar.

Sipas informacioneve, përleshja ka ndodhur rreth orës , ndërsa pas ndërhyrjes së Policisë, të katër janë shoqëruar në stacion dhe janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve. Me konsultim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, me mundësi të ri-kualifikimit pas pranimit të dokumentacionit mjekësor për shkallën e lëndimeve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Enis Beka, Korab Fida, Leon Hasani dhe Blerim Bibaj janë dërguar në ndalim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com