Një muaj paraburgim për të arrestuarin e tretë në lidhje me rastin e

0%

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit me inicialet J.R., i dyshuar për kryerjen e veprës penale – krime lufte kundër popullatës civile. Seanca dëgjimore për të dyshuarin J.R. i arrestuar në rastin e varrezës masive që dyshohet se është gjetur në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut u mbajt sot më .

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit J.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ish Ligjit Penal të ish RSFJ-së” thuhet në njoftim.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.R., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”- thuhet tutje në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas vlerësimit të Gjykatës, caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, dhe se “po ashtu i njëjti është edhe shtetas i Serbisë, andaj ekziston rreziku real që të arratiset lehtë dhe të jetë i pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pamundësohet sigurimi i prezencës së tij dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale”.

“Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku që i njëjti të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje penale”- thuhet tutje në njoftim.

J.R. u arrestua nga Policia e Kosovës më si i dyshuar për krime lufte në lidhje me rastin e Zubin Potokut. Më Prokuroria Speciale kishte kërkuar që në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut të fillonin gërmimet mbi dyshimin për një varrezë masive me mbetje mortore të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë. Në lidhje me këtë fillimisht janë arrestuar dy persona të tjerë .

Për arrestimin e J.R. Prokuroria Speciale në komunikatën e lëshuar më kishte bërë të ditur se J.R. u arrestua pas një pune intensive hetimore me qëllim të zbardhjes së rasteve që lidhen me krime lufte.

“Arrestimi i të dyshuarit është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar nga hetuesit policorë dhe Prokuroria Speciale, në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm institucional për hetimin dhe zbardhjen e krimeve të luftës” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Njoftimin e Prokurorisë Speciale mund ta lexoni .

Nga njoftimi i Prokurorisë Speciale të datës , procesi i gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut është akoma në fazën e hetimeve. Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Arbnora Luta, në një deklarim për media më tha se deri më tani janë lëshuar mbi 10 urdhra për zhvarrosje në kuadër të verifikimeve hetimore që po zhvillohen në këtë lokacion.

Megjithatë, ajo thekson se është ende herët për të folur për rezultatet e gërmimeve apo për numrin e mundshëm të personave që mund të jenë varrosur në këtë lokacion.

Burimi: Kallxo