Sot bëhen 11 vjet nga votimi që çoi në themelimin e Gjykatës Speciale

0%

Sot shënohen 11 vjet nga miratimi në Kuvendin e Kosovës i amendamenteve kushtetuese që i hapën rrugë themelimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të njohura si Gjykata Speciale.

Më , deputetët e Kuvendit votuan me 82 vota pro, pesë kundër dhe një abstenim, duke miratuar ndryshimet kushtetuese që i mundësuan Qeverisë procedimin e projektligjeve për funksionalizimin e kësaj gjykate. Themelimi i Gjykatës Speciale u shoqërua me debat të ashpër politik.

Opozita e asaj kohe e kundërshtoi fuqishëm këtë proces, duke e cilësuar gjykatën si të padrejtë, selektive dhe të dëmshme për sovranitetin e Kosovës. Në anën tjetër, Qeveria dhe shumica parlamentare argumentuan se, ndonëse vendimi ishte i vështirë, ai ishte i domosdoshëm për adresimin e pretendimeve për krime lufte dhe për ruajtjen e kredibilitetit ndërkombëtar të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë viteve të funksionimit, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur aktakuza ndaj disa ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Salih Mustafën, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën.

Deri më tani, Salih Mustafa është dënuar me vendim të formës së prerë me 15 vjet burgim për krime lufte, ndërsa Pjetër Shala me 13 vjet burgim. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë dhe kanë përfunduar vuajtjen e dënimeve të tyre.

Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit vazhdon ende në Hagë. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Holandë dhe funksionojnë me staf ndërkombëtar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com