Dita e 31 korrikut 2026 për Luzin e Vogël të Kavajës qe një ditë kujtese dhe nderimi që mbas 75 vitesh rikthej pranë familjes së tij, pranë luzakëve dhe Kavajsëve një hero i lirisë, një luftëtar antikomunist, një shqiptar i madh, por i harruar nga politika postkomuniste e Shqipërisë. Falë kontributit të familjes nipit të tije, Rrem Lusha u vendos Busti i tije në Luztë Vogël.
Qeverit shqiptare për 35 vite, nuk japin asnjë centë për heronjtë e lirisë, por luftojnë me pushtet të i kalojnë në fondin e harresës antikomunistat, se ata bugjetin e shtetit e përdorin për të mbrojtur politikën komuniste, dhe aspak për të lartësuar luftëtarët antikomunistë që u sakrifikuan për lirinë e Shqipërisë, në mes të kësaj ceremonie madhështore ju u drejtova Kavajës dhe gjithë shqiptarve se harresa e pushtetit komunistë kurrë nuk ka me triumfuar mbi vlerat dhe sakrificat e luftëtarve Antikomunistë!
Sot jemi mbledhur këtu në Luz të Vogël Kavajës për të nderuar qytetarin e Luzit të Vogël, luftëtarin antikomunistë, patriotin e Kavajës, Antarin e Ballit Kombëtar të Mitat Frashërit Sejdin Myslim Lusha. Sot Luzit të Vogël, Kavajës, dhe Shqipërisë i rikthehet atdhetari i shquar nacionalist, luftëtari dhe pjestari i kompanisë 4000 Sejdin Lusha.
Mirse erdhe o trimi i Kavajës, Luzi, Kavaja kan75 vite që të presin, të presin Luzakët, të presin Kavajasit, të presin shqiptarët se ti meriton nderin e atdheut, se për Shqipniti u bëre hi, dhe u ngrite si feniksi për të ardhur në Luzin tënd të dashur. Familja tani do të ketë pranë, Kavaja dhe Shqipëria do të çmallen me ty o hero i Kavajës!
Komunizmi të vrau në pabesi të tradhëtisë së agjentit Rus Kim Filbi që kishte depërtuar në shërbimet sekrete të Anglo-Amerikanëve në vitet1950 dhe të dogji kufomën me gjithë katër luftëtarët e tjerë në stanet e Librazhdit. Hiri i trupit tënd u bë dritë për Shqipërinë. Burrave si ti, atdheu i përjetson në monumente, se vepra juaj heroike meriton përjetsimin e emrit tënd!
Sot në këto momente nderimi duhet ti tregojmë rinisë pasardhësve veprën tuaj kombëtare, që të jenë të ndërgjegjësuar se ju e meritoni nderimin e Atdheut. Kompania 4000 ishte një njësi paraushtarake e krijuar nga shërbimi i fshehtë amerikan.
Amerikanët e kishin seriozishtë rrëzimin e diktaturës së Enver Hoxhës, ajo kompani stërviti nga ushtarakët më të përgatitur për luftra klandestine ndaj një regjimi, pjestarë të kësaj kompanie ishin Legalistat të drejtuar nga Abaz Kupi, Ballistattë drejtuar nga Hasan Dostit, dhe agraret të drejtuar nga SaidKryeziu.
Ata ishin shqiptarë, që përpara lirisë dhe atdheut nuk e kursyen jetën e tyre. Por fatkeqësisht dhe këto shërbime sekrete anglo-amerikane nuk kan qënë të imunizuar nga gabimet dhe për pasojë sollën humbje jetësh njerzorë për Shqipërinë e pushtuar nga terroristi Enver Hoxha.
Është e vërtetuar, se agjenti rus Kim Filbi kishte depërtuar në radhët e shërbimit sekret anglo –amerikan të asaj kohe, dhe informonte rregullisht KGB Sovjetike, për të gjitha planet e aksionet antikomuniste që përgatiste perëndimi.
Në këtë kuadër me informacionet e tije ushqehej dhe sigurimi i shtetit të diktaturës komuniste në Shqipëri, i cili vihej në dijeni nga shërbimi sekret sovjetik për individë, grupe që dërgoheshin nga ajri, deti, toka për të organizuar përmbysjen e komunizmit. Sipas planit të aprovuar nga shtetet perendimore.
Duke njohur vendin, dhe kohën e desantimitshteti komunistë e kishte fare të lehtë asgjësimin e tyre. Ngjarjet sollën pasoja të rënda për forcat antikomuniste shqiptare dhe për ndryshimet e thella në Shqipëri në luftën kundra diktaturës.
Këtë tradhëti, e bëri të qartë dhe Kryeministri Toni Bler në parlamentin e Britanisë para disa vitesh, kur deklaroi se shërbimi sekret britanik nuk ka qënë i imunizuar dhe ka dështuar në fuksionimin e tije nga kjo tradhëti. U kërkoi falje viktimave që u shkaktoi misioni i shërbimeve sekrete të Britanisë duke pasur në gjirin e tyre agjentin rus Kim Filbin.
Deklerata e tije ishte një kujtesë , por dhe një falje dhe kontekst për realitetin historik ndaj Sejdinit dhe shqiptarve antikomunist që u flijuan për liri duke u tradhëtuar nga shërbimet inteligjente të asaj kohe.
Kjo dekleratë e Kryeministrit Anglez ndriçoj një etapë të historisë së vendit tonë e cila për vite me radhë është paraqitur e deformuar dhe mënyrën më të shëmtuar të propagandës komuniste. Kryeministri Bler hodhi dritë mbi të vërtetën e asaj kohe që ishte një dramë e thellë heroike e tragjike , por dhe komike në interpretim e propagandës komuniste shqiptare.
Heroike se Sejdin Lusha me bashkombasit e tije antikomuniste desantuan në Shqipëri në vitet 50 ishin me të vërtet heronj. Shumica prej tyre lanë universitetet, akomodimin e tyre familjar, në përgjithësi jetën e lirë të tyre, dhe pa përfillur asnjë pengesë e rrezik vendosen në shërbim të jetëve të tyre të re përmbysjen e komunizmit dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri.
Tragjike sepse fati i tyre qe i përcaktuar nga tradhëtia e agjentit Kim FILBIT. Këta ishin trima të guxishëm, të vendosur, të zotë, dhe për nga vlera nuk krahasoseshin me amoralët e sigurimit të diktaturës. Heronjtë ishin të denuar të dështonin dhe të mposhteshin nga gracka e tradhëtisë së madhe!
Komike ishte mburrja e sigurimit të komunizmit që deklaronin para shqiptarve ne jemi më të fuqishëm se Imprealizmi amerikan që eliminojmë ata shqiptarë që duan të luftojnë komunizmin. Enver Hoxha një mbeturinë dhe agjent i Rusve dhe Serbëve tregonte me propagandën e tije se kishte fuqi më shumë se Amerika. Mjeranë të paskrupull, që deformonin realitetin me tradhëtinë e Kim Filbit!
Tragjedia e viteve 50 nuk mbaron vetëm me asgjësimin e heronjve të lirisë të kompanisë 4000, por vazhdoi për gjysëmshekulli me vrasje, burgosje internime, dhe kështu e gjeti të djathtën viti 1990, kur ra muri i Berlinit të sakatuar por me dinjite të pamposhtur.
Dihet që Shqipëria si vendi i vetëm në europë, “stalinist” nuk bëni një revolucjon siç bani europajuglindore, fatkeqësisht ne antikomunistët në 90 ramë në kurthin e lojës së Kim Filbit të Ramiz Alisë, i cili përdori këtë lojë duke mbrojtur partine e tije që kishte vrarë mbi 10.000 shqiptarë, 6000 të tjerë ju zhduki kufomat, dhe sot mbas 35 vitesh pluralizëm komunistë, këta heronj nuk kan një varr.
Sejdin Lusha nuk ka varr se ja zhduki eshtrat komunizmi,, asnjë popull në europë nuk ka vuajtur 914.000 vite burg politike si Shqipëria. Ka 35 vite që asnjë qeveri e Shqipërisë nuk flet për 6000 të zhdukurit, që ka 35 vite që nuk i dënojnë krimet e komunizmit, ndryshimi në 90 bëri transferimin nga pushteti i baballarëve të bijtë e tyre, fatkeqësisht më sadist se prindërit e tyre.
Në cilin vend të europës demokratike, ekziston një parti që i ka pasur prindërit ekzekutor të jetëve njerzore. Vetëm në Shqipëri ekziston! Partia e ashtuquajtur demokratike që e filloi jetën e sajë politike me sloganin e të Burgosurve Politikë, “E duam Shqipërinë si Europa” dhe “Poshtë Komunizmi” sot mbas 35 vitesh ajo hesht ndaj krimeve të komunizmit.
Ajo ndoqi rrugën e Kim Filbit me tradhëti ndaj antikomunistave ish të përndjekurit politikë, duke bashkëpunuar me Partinë komuniste të ndrruar emrin në socjaliste. Objektivi i sajë nuk ishte të denohej krimin komunistë por të mbante pushtet me bijtë e xhelatëve komuniste.
Ne antikomunistët, lajmëtarë të europës, mbrojtës të demokracisë ram pre e tradhëtisë dhe lojës së Kim Filbit, të vitit 1990. duke ja dorzuar shtetin partisë së ekzekutorve dhe hajdutëve të kriminalizuar, dhe duke e lënë Shqipërinë jashtEuropës.
Cili Kryeministër ne europën demokratike protestave kombëtare, u tregon kushtetutën e tij diktatoriale, dhe nuk jep dorëheqje kur e gjithë pushteti i tije është i penalizuar nga drejtësia, dhe ai deklaron se nuk jap dorëheqje.
Nga ky nderim i këtij fisniku të Kavajës i bëj thirrje të gjithë shqiptareve të gjithë në shesh me djemtë dhe vajzat fisnike të Tiranës në mbështetje të kauzës Shqipëria e re, zhdukjen e sistemit staliniste nga politikbërja që po sundon vendin nga 35 vite. Koha nuk pret, atdheu thërret të gjithë ne shesh të shpëtojmë Shqiperinë nga stalinizmi i rilindjes komuniste.
Shqiperia e re do të fitojë mbi Shqiperine e vjetër të komunizmit. Besim NDREGJONI
