Real Madridi zyrtarizon shitjen e sulmuesit! Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me Fulhamin për transferimin e sulmuesit Gonzalo Garcia. Në komunikatën e tij, Real Madridi falënderoi futbollistin për përkushtimin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke theksuar se ai gjithmonë përfaqësoi me dinjitet vlerat e klubit.
“Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe i uron atij dhe familjes së tij suksese në këtë etapë të re të karrierës ”, thuhet në njoftimin e klubit.
