Dy persona rrahin një tjetër në Lipjan, e bëjnë për spital –

0%

Dy persona pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës , në Lipjan. Tutje thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar njëri prej të dyshuarve dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Burimi: Telegrafi