Pritjet e gjata në pikat kufitare të Kroacisë, Konjufca bisedon me

0%

Shpërndaje në: Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij kroat Gordan Grliq Radman. Temë e bisedës, siç ka bërë të ditur Konjufca, ishte çështja e pritjeve të gjata me të cilat po përballen bashkëatdhetarët tanë nga diaspora në pikat kufitare të Kroacisë.

Konjufca në një postim në Facebook, ka thënë se ministri kroat ka thënë se do të trajtojë këtë çështje me autoritetet kompetente kroate. “Lidhur me pritjet e gjata me të cilat po përballen qytetarët tanë dhe bashkatdhetarët nga diaspora në pikat kufitare të Kroacisë, sot zhvillova një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, z.

Gordan Grlić Radman. Shpreha shqetësimin tim për vështirësitë që këto pritje po u shkaktojnë qytetarëve tanë në kulmin e sezonit veror. Ministri Grlić Radman më njoftoi se do ta trajtojë këtë çështje me autoritetet kompetente kroate, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë për lehtësimin e qarkullimit dhe zvogëlimin e kohës së pritjes”, ka shkruar Konjufca.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Konjufca ka thënë se e ka falënderuar Radmanin për mirëkuptimin, gatishmërinë dhe qasjen konstruktive. “Fluksi i lartë i udhëtarëve po përkon edhe me masa të shtuara të sigurisë dhe kontrolle më të rrepta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, pas krizës kufitare të ditëve të fundit në Spanjë. Këto masa kanë ndikuar në zgjatjen e procedurave të kontrollit në pikat kufitare.

E falënderoj Ministrin Grlić Radman për mirëkuptimin, gatishmërinë dhe qasjen konstruktive ndaj kësaj çështjeje, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe miqësor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të jenë në komunikim të ngushtë me autoritetet kroate, duke e ndjekur nga afër situatën dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve tanë”, ka shkruar Konjufca.

Burimi: Koha