LVV shpreh optimizëm për marrëveshje me LDK-në: Jemi në rrugë të

0%

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë shprehur optimizëm se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) do të përfundojnë me një marrëveshje për formimin e institucioneve, duke lënë të kuptohet se zhvillimet konkrete mund të bëhen publike para seancës konstituive të së enjtes.

Derisa ka thënë se nuk është në dijeni se është zhvilluar ndonjë diskutim, deputeti i zgjedhur i LVV-së dhe ministri në detyrë i Familjes, Andin Hoti ka thënë se te LVV vullneti ekziston për të mos shkuar në zgjedhje e se sipas tij rezultati zgjedhor, në zgjedhje të reja potenciale, do të ishte i njejtë.

“Nuk mund të them që ka vullnet për shkak të deklaratave publike të PDK-së që prej ditës së parë kanë thënë që jemi në opozitë dhe nuk do jemi pjesë e zgjedhjes së Presidentit. Ndërkaq sa i përket LDK-së, pas zgjedhjeve të brendshme që pati, dhe atyre që ndodhën, shpresoj t’i ketë numrat në radhë të parë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

LDK i ka 18 deputetë dhe nevojiten fiks 18 deputetë për me zgjedh Presidentin.”- deklaroi Hoti. E d eputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli, tha se negociatat me LDK-në do të zhvillohen nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndërsa rezultatet e mundshme pritet të bëhen të ditura brenda ditëve në vijim.

“Unë shpresoj që do të njoftoheni brenda kohës së arsyeshme që nënkupton sot, nesër dhe pasnesër, është periudha para konstituimit zyrtar që do të ndodhë në mëngjesin e së enjtes. Për këtë është i mandatuar kryeministri Kurti dhe ai do t’i zhvillojë negociatat, qysh e ka bërë të ditur, me kryetarin e LDK-së.

Dhe çkado që të ketë risi, besoj që do të njoftoheni nga vetë kryeministri Kurti rreth rezultatit potencial”- tha Qorrolli për Kallxo.com gjatë kohës kur shkoi të regjistrohej si deputet. Ai bëri të ditur se kontaktet mes dy partive po vazhdojnë, duke theksuar se më e rëndësishme se forma e komunikimit është përmbajtja e bisedimeve.

“Komunikimet sigurisht nuk mungojnë, ndërsa pjesa e formës nuk është shumë e rëndësishme sa është në këtë rast përmbajtja. Nëse do të ketë një marrëveshje, do të njoftoheni jo më vonë se mëngjesi i së enjtes. E rëndësishme është që palët kanë treguar vullnet dhe gatishmëri. Në këtë kuadër jemi në rrugë të duhur për t’u dakorduar.

Ajo që tashmë është dakorduar është që të mos ketë zgjedhje të reja”- deklaroi ai. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe deputeti i LVV-së, Avni Dehari, i cili tha se është i bindur se bisedimet me LDK-në do të rifillojnë gjatë kësaj jave dhe do të përmbyllen me marrëveshje.

“Bisedimet janë ndërpre për shkak të zhvillimeve në LDK, por ato duhet këtë javë… kam shumë besim të madh që do të zhvillohen dhe do të ketë një marrëveshje”- tha Dehari. Sipas tij, nuk sheh pengesa për marrëveshje sa i përket formimit të Kuvendit dhe Qeverisë, ndërsa pret që gjatë kësaj legjislature të zgjidhet edhe çështja e presidentit.

“Ma merr mendja se për Kuvendin dhe Qeverinë nuk ka kurrfarë problemi, por tash varet prej marrëveshjes qysh zhvillohen. Por shpresoj shumë që këtë legjislaturë do të zgjidhet edhe problemi i presidentit”- u shpreh ai. I pyetur nëse ekziston mundësia që Kuvendi, Qeveria dhe presidenti të zgjidhen në të njëjtën ditë, Dehari tha se gjithçka do të varet nga rrjedha e negociatave.

“Varet prej bisedimeve qysh zhvillohen, por megjithatë të shohim. Besoj që në këtë javë fillojnë bisedimet dhe besoj që gjithçka do të rregullohet”- deklaroi ai. Më ishin mbajtur takime mes Albin Kurtit të LVV-së dhe Bedri Hamzës së PDK-së e Lumir Abdixhikut të LDK-së, veç e veç.

Ardian Gjini i Aleancës kishte refuzuar takimin me Kurtin për shkak se ai praprakisht kishte bërë publike disa kërkesa të kësaj partie, të cilat nëse do të plotësoheshin, Aleanca do të merrte pjesë në formimin e institucioneve pa kërkuar hise në qeveri. Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, më ka njoftuar se nuk e sheh të arsyeshëm takimin me liderin e LVV-së.

Në përgjigjen që ia ka kthyer Kurtit, Gjini ka thënë se Aleanca është e gatshme, pa kushte ose kërkesa vetjake, të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e presidentit, nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës së tyre.

Aleanca ka kërkuar që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin e gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr, të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, të bëjnë lirimin e tokave të punuara nga tatimi në pronë për të nxitur bujqësinë, të bëjnë buxhetimin e plotë të rrugëve për Gjilanin, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën dhe Podujevën, si dhe për Prishtinën të ndahen nga 800 milionë deri në 1 miliard euro investime në infrastrukturë.

Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, ka shkuar në takim me Kurtin më . Ndonëse para takimit kishte thënë se nuk kanë vija të kuqe të bashkëpunimit, pasi doli nga takimi, para mediave ka deklaruar se kjo parti qëndron në opozitë. “Ju e dini qëndrimin tim që unë kam dal me prioritete, në ekonomi, në energji, në arsim e Drejtësi. Për me u zbatu këto projekte PDK nuk ka vija të kuqe me askënd.

Bazuar në bisedat që kemi pas – normalisht korrekte – PDK është në opozitë. Dhe ne i dëshirojmë suksese zotëri Kurtit dhe partive tjera.”- ka deklaruar Hamza pas takimit më . PDK pas një takimi të deputetëve të saj, më ka kërkuar formim të institucioneve pa vonesa.

“Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i duhen institucione të afta për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet vendi, duke u fokusuar në prioritetet e qytetarëve: zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës”- thuhet në komunikatën e PDK-së. Kurtit më mirë i ka shkuar takimi me LDK-në.

Pas takimit me kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhikun dhe bartësen e listës Vjosa Osmani, ai ka deklaruar se marrëveshje nuk ka por është optimist. “Ishte takimi i parë. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit të Republikës, nënkryetarët, Qeverinë e presidentin apo presidenten.

Kemi diskutuar të gjitha këto por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që të mund ta ndaj me ju. Jam optimist për rrugën përpara”- ka deklaruar Kurti më . Më pas, Abdixhiku tha se do i pezullojë takimet konsultative për shkak të problemeve të brendshme në LDK, ku 148 delegatë kanë nënshkruar për të thirrur Kuvendin për shkarkimin e tij.

Kështu deklaroi ai pak pasi u raportua se është arritur një marrëveshje në parim në mes LVV-së dhe LDK-së. Te enjten e me fillim nga ora fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, derisa kohë për konstituimin e Kuvendit ka vetëm deri më 7 gusht, menjëherë pas përfundimit të këtij procesi fillon afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Nëse presidenti i ri nuk zgjedhet brenda këtij afati, vendi shkon përsëri në zgjedhje.

Burimi: Kallxo