Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Leposaviq nën dyshimin për sulm fizik ndaj një qytetari. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës , kur viktima raportoi se ishte sulmuar nga dy shtetas të Serbisë. Pas hetimeve, policia identifikoi dhe arrestoi njërin prej të dyshuarve. Ai u intervistua dhe, në konsultim me prokurorin, u lirua në procedurë të rregullt.
Viktima, pasi mori trajtim mjekësor, u lirua për në shtëpi.
Burimi:
Bota Sot
