Katy Perry pas performancës së parë në Kosovë: “Ishte magjike”

0%

Këngëtarja amerikane Katy Perry ka ndarë emocionet e saj pas koncertit të parë në Kosovë, ku performoi në kuadër të festivalit Sunny Hill Festival. Perry publikoi një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen për publikun kosovar dhe organizatorët e festivalit. “Shfaqja ime e parë ndonjëherë në Kosovë ishte magjike!!

Faleminderit Dua Lipa dhe Sunny Hill Festival që më patët pjesë të këtij momenti” , shkroi ajo. Katy Perry Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë fansat që, pavarësisht temperaturave të larta, morën pjesë në koncert. “Ky është fundi i Eurosummer!! Faleminderit çdo personi që përballoi të nxehtin për të ardhur të shihte shfaqjen tonë. Ju dua”, u shpreh këngëtarja.

Katy Perry dhe Dua Lipa Performanca e Katy Perry në Sunny Hill Festival u prit me entuziazëm nga publiku, duke shënuar një nga momentet më të rëndësishme të edicionit të këtij viti të festivalit. Katy Perry Katy Perry

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot