Harry Styles dhe Zoë Kravitz kanë ndarë një moment të qetë larg zhurmës së skenës, gjatë qëndrimit të tyre në Mexico City, ku këngëtari britanik po zhvillon serinë e koncerteve të tij. Çifti u fotografua të shtunën duke vizituar një kopsht botanik lokal, ku u ulën në një stol dhe shijuan një piknik të vogël së bashku.
Pamjet treguan Harry-n dhe Zoë-n duke kaluar kohë të relaksuar, larg vëmendjes së madhe që zakonisht shoqëron paraqitjet e tyre publike, shkruan DailyMail.
Harry Styles, 32 vjeç, u shfaq me një veshje të thjeshtë sportive, me kapelë, pulovër të thurur dhe pantallona të shkurtra, ndërsa Zoë Kravitz, 37 vjeçe, zgjodhi një stil elegant dhe minimalist, duke mbajtur syze dielli dhe duke ekspozuar unazën e saj të fejesës me diamant. Çifti u fejua në prill, pas një romance që ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Sipas raportimeve, ata kanë nisur të diskutojnë edhe planet për martesën, ndërsa njerëz pranë tyre kanë përshkruar lidhjen e tyre si shumë të afërt dhe të qëndrueshme. Momenti romantik në Meksikë erdhi gjatë turneut të Harry Styles në Mexico City, ku ai po zhvillon gjashtë netë koncertesh.
Më vonë gjatë një prej performancave, këngëtari përjetoi edhe një moment të papritur në skenë, pasi rrëshqiti gjatë interpretimit të një kënge, por u ngrit shpejt dhe vazhdoi shfaqjen.
