Një kontroll rutinë i Policisë në fshatin Isniq të Deçanit ka çuar në sekuestrimin e një arme, një thike dhe dhjetëra fishekëve, ndërsa një 24-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa autorizim.
Sinjali mëson se i dyshuari është Blendon Dautaj , 24 vjeçar Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur paraditen e 2 gushtit, rreth orës , kur patrulla e Stacionit Policor në Deçan, gjatë një pike kontrolli në fshatin Isniq, ka ndaluar një veturë Mazda me ngjyrë hiri.
Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë vërejtur se në prehrin e të dyshuarit ndodhej një pistoletë me gaz, të cilën dyshohet se e posedonte në mënyrë të kundërligjshme. Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur edhe një brisk dhe një pako me 50 fishekë të kalibrit 9 mm.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe njësia e krimteknikës, të cilët kanë sekuestruar armën, municionin dhe mjetin e mprehtë në cilësinë e provave materiale. I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa është intervistuar edhe një dëshmitar lidhur me rrethanat e rastit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Blendon Dautajt është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
