Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një aheng familjar në fshatin Isniq të Deçanit, ku plumbat kanë përfunduar në një objekt afarist, duke shkaktuar dëme materiale. Sinjali mëson se i dyshuari është Fatlum Batatina rreth 28 vjeçar.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur më 1 gusht, rreth orës , në oborrin e restorantit “Grand Tropikana”, ku një person, nga një veturë e kolonës së dasmorëve, dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri dhe më pas është larguar në drejtim të Pejës.
Pas raportimit, patrulla e Policisë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në hyrje të oborrit janë gjetur pesë gëzhoja, ndërsa nga të shtënat është dëmtuar muri i objektit afarist “Niki”, si dhe disa tjegulla të ndërtesës. Në vendngjarje kanë intervenuar edhe hetuesit policorë dhe njësia e krimteknikës, të cilët kanë kryer ekzaminimin dhe kanë mbledhur provat materiale.
Nga veprimet hetimore është identifikuar dhe arrestuar Fatlum Batatina, ndërsa Policia i ka sekuestruar armën me të cilën dyshohet se janë kryer të shtënat. Burimet bëjnë të ditur se arma ishte me leje valide, e vlefshme deri më , megjithatë përdorimi i saj në rrethana të tilla përbën bazë për përgjegjësi penale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, Fatlum Batatina është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
