Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët

0%

Përhapja e shpejtë e flakëve në fshatin Opar, në bashkinë Maliq, ka përfshirë edhe dy banesa të pabanuara. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për izolimin e vatrës së zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave përreth. Autoritetet po monitorojnë situatën. Ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vazhdon.

Burimi: Bota Sot