​Bie prodhimi i sheqerit në Gjermani për shkak të thatësirave, pritet

0%

Çmimi i sheqerit në Gjermani mund të rritet më vonë gjatë këtij viti. Kjo për shkak se prodhimi i tij pritet të shënojë rënie të madhe, sivjet. Madje, rendimenti i sheqerit në në jug të Gjermanisë rrezikon të jetë rreth një e treta më i ulët se vitin e kaluar, njoftoi të hënën Shoqata e Kultivuesve të Panxharit në këtë pjesë të shtetit të madh evropian.

Nëse parashikimet realizohen, ky do të jetë prodhimi më i ulët i që nga ribashkimi i vendit, më 1990, transmeton dpa. Shoqata paralajmëroi se rënia e prodhimit mund të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve për konsumatorët, pasi korrjet janë të dobëta edhe në Francë, vendi më i madh prodhues i panxharit të sheqerit në Evropë, i cili po përballet gjithashtu me temperatura ekstreme dhe thatësirë.

Edhe në jug të Gjermanisë, kulturat bujqësore “po shfaqin shenja të qarta të stresit” nga mungesa e ujit, madje edhe në zonat që zakonisht kanë furnizim të mirë për vaditje. Shoqata tha se thatësira ka dobësuar rezistencën e bimëve ndaj sëmundjeve, duke bërë që ato (sëmundjet) të përhapen më lehtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si pasojë e kësaj, indi i panxharit është bërë më i fortë dhe më pak i përshtatshëm për përpunim, duke ulur dukshëm sasinë e sheqerit që mund të nxirret Shoqata e Kultivuesve të Panxharit të Sheqerit në Gjermaninë Jugore përfaqëson rreth 10 mijë kultivues, të cilët mbjellin panxhar në afro 100 mijë hektarë tokë dhe furnizojnë shtatë fabrika të përpunimit të sheqerit.

Burimi: Bota Sot