​BE: Çdo foto, video apo tekst i krijuar me IA duhet të identifikohet

0%

Bashkimi Evropian ka vendosur rregulla të reja që synojnë të rrisin transparencën në përdorimin e inteligjencës artificiale (IA), në mënyrë që qytetarët të dinë sa herë që kjo teknologji luan rol të rëndësishëm në përmbajtjen ose shërbimet që përdorin.

Sipas një videoje shpjeguese të publikuar nga institucionet e BE-së, inteligjenca artificiale tashmë mund të shkruajë tekste, të krijojë imazhe dhe madje të flasë si një njeri. Megjithatë, përdoruesit nuk janë gjithmonë të vetëdijshëm kur përballen me përmbajtje të krijuar nga IA.

Rregullat e reja parashohin që qytetarët të informohen kur komunikojnë me një chatbot (program ose robot që bisedon me ju) në vend të një personi. Po ashtu, imazhet, videot, audio-materialet dhe tekstet e krijuara ose të modifikuara nga inteligjenca artificiale duhet të etiketohen qartë, thuhet në një video shpjeguese të Komisionit Evropian, transmeton KosovaPress.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

BE-ja kërkon gjithashtu që të shënohen qartë edhe videot e manipuluara me teknologjinë deepfake (video e rreme ose e manipuluar me inteligjencë artificiale), ku një person paraqitet duke thënë ose bërë diçka që në të vërtetë nuk e ka thënë apo bërë.

Transparencë do të kërkohet edhe për përdorime të tjera të inteligjencës artificiale, si njohja e emocioneve ose përpunimi i të dhënave biometrike. Sipas BE-së, qëllimi është i thjeshtë: sa herë që inteligjenca artificiale ndikon në mënyrë të rëndësishme në një produkt ose shërbim, qytetarët kanë të drejtë ta dinë.

Institucionet evropiane e konsiderojnë këtë një hap drejt rritjes së besueshmërisë dhe transparencës së inteligjencës artificiale në Evropë.

Burimi: Bota Sot