Ferizaj, një 17-vjeçar dorëzon në Polici kuletën e gjetur me 2,400

0%

A. Nuha (17-vjeç) ka gjetur në orët e vona të së dielës () një kuletë me mbi 2,400 euro dhe 270 franga afër një pike derivatesh në fshatin Lloshkobare, dhe pastaj i ka dorëzuar në stacionin policor. Më pas, kuletën dhe mjetet monetare zyrtarët policorë ia kanë dorëzuar të zotit të tyre, qytetarit nga Gjakova me inicialet K.S., ka njoftuar të hënën () Policia Rajonale e Ferizajt.

“Më datën , rreth orës , në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari A. Nuha (17 vjeç), nga fshati Bablak i komunës së Ferizajt, i cili ka dorëzuar një shumë parash dhe dokumente identifikimi të gjetura në rrugë në një portofol, në fshatin Lloshkobare, afër pikës së karburantit ‘Ibrahimi Petrol’” – thuhet në komunikatën për media të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Policia ka bërë të ditur se pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë është identifikuar pronari i sendeve të humbura. “Në prani të zyrtarëve policorë, atij i janë kthyer paratë në vlerë prej 2,435 euro dhe 270 franga, si dhe dokumentet personale. Policia ka regjistruar një shënim zyrtar” – shtohet në komunikatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vlerësuar lart veprimin e qytetarit A. Nuha, “i cili me ndershmëri dhe përgjegjësi ka dorëzuar paratë dhe dokumentet e gjetura, duke dhënë një shembull të mirë të qytetarisë”.

Burimi: Kallxo