Shpërndaje në: Mauricio Pochettino ka arritur marrëveshje për ta drejtuar SHBA-në deri në Kupën e Botës 2030. Këtë e bëri të ditur të hënën federata amerikane e futbollit. 54-vjeçari nga Argjentina mori drejtimin e SHBA-së në vitin 2024. Ai kishte kontratë deri pas Botërorit që përfundoi muajin e kaluar. Nën drejtimin e Pochettinos, SHBA-ja doli e para në grup në Botëror.
Pasi e kaloi Bosnjë-Hercegovinën, SHBA-ja u ndal me humbje dëshpëruese, 4:1 nga Belgjika.
Burimi:
Koha
