Ansambli “Deçani” shpërblehet me Çmimin e Parë në festivalin “Pushka

0%

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” është shpërblyer me Çmimin e Parë në Festivalin “Pushka e Parë e Lirisë”, i cili u mbajt në Podujevë.

Ramosaj ka përgëzuar anëtarët e ansamblit dhe të gjithë kontribuuesit për këtë sukses, duke e cilësuar atë si një tjetër dëshmi të talentit dhe përkushtimit për ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare. “Java e Diasporës” nis në Deçan me këngë e valle “Krenaria e Deçanit vazhdon të shkëlqejë! Na keni bërë krenarë!”, ka shkruar Ramosaj.

Burimi: Telegrafi